Është arrestuar në Greqi një shqiptar, i cili ndodhet në akuzën për përdhunim të dy turisteve suedeze.
Sipas medieve greke 20-vjeçari është takuar me dy tursitet në një nga plazhet e Agios Isidoros.
Ai dyshohet se ka përfituar nga fakti që ato ishin të dehura. Aktualisht i riu shqiptar ndodhet në paraburgim në pritje të kontrollit mjekësor në rast se denoncueset janë abuzuar seksualisht apo jo.
Nga ana tjetër akuzat janë mohuar nga 20-vjeçari.