Sibora Gegani, 22-vjeçarja shqiptare u vra dhe u muros nga i dashuri i saj 9 vite më parë në Spanjë, ndërsa trupi i saj u gjet para disa javësh.
Nëna e Siborës në njëintervistë për ‘La Repubblica’shprehet se do të dijë se kush e ndihmoi vrasësin. Ajo thotë se Sibora ishte shumë e dashuruara me Marcus Gaius Romeo.
“Askush nuk më besoi kur thashë se i kishte ndodhur diçka e keqe asaj. Dua të di kush e ndihmoi vrasësin! Sibora ishte shumë e dashuruar me atë! “– thotë Betta Shahini.
Megjithëse shanset ishin të pakta, nëna e Siborës shpresonte që ajo të kthehej e të thoshte jam mirë.
‘Kur më erdhi analiza e ADN-së ishte momenti më i keq i jetës sime, sepse kisha një shpresë që vajza ime të kthehej dhe të më thoshte gjithçka ishte mirë. Si e vrau një vajzë në lule të jetës, vetëm 22 vjeçe. Ai për mua ishte një mostër një vrasës!’– shprehet ajo.
Pas rreth 9 vitesh nga vrasja në vitin 2014 në Spanjë, autoritetet kanë arritur të gjejnë eshtrat e Sibora Geganit në banesën ku ajo ka pas jetuar bashkë me ish-të dashurin e saj, Marco Remeo, i cili është edhe vrasësi i saj.
Sibora Gagani u shpërngul në një banesë me italianin në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014. Në atë kohë, Gagani ishte 22 vjeç dhe punonte si kamariere në qytetin Costa del Sol.