Aksident i frikshëm në Itali/ Barriera mbrojtëse i futet makinës mes për mes, shqiptari në gjendje të rëndë

Diaspora

Aksident i frikshëm në Itali/ Barriera mbrojtëse i futet makinës mes për mes, shqiptari në gjendje të rëndë

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 11:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Vasto, në via Cardone.

Rreth orës 22:00 një Mercedes, për arsye ende nën hetim nga policia, humbi kontrollin dhe përfundoi duke u përplasur me barrierën e rrugës, e cila çau automjetin.

40-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin Vasto pas operacioneve të vështira për nxjerrjen e tij nga makina.

Karabinierët dhe policia shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit që mund të kishte rezultuar fatal për shqiptarin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat