Një 24-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge është arrestuar sot në Spanjë.
Urdhërarresti është lëshuar nga Gjermani, e cila kërkon 15 vite burg për të riun shqiptar.
Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptari jetonte në Valencia, bashkë me partneren dhe vajzën e tij, si dhe bënte një jetë diskrete.
I arrestuari është vënë në dispozicion të gjykatës spanjolle për të vijuar me ekstradimin drejt Gjermanisë.