Një shqiptar është lënë në paraburgim, në pritje të gjykimit në fund të verës, pasi ka shfrytëzuar të dashurën e mitur për prostitucion, duke marrë 10 mijë euro nga një klient.
Mediat franceze shkruajnë se shqiptari që ka prostituuar me forcë të dashurën e tij 15-vjeçare në Gerland dhe Lion të Francës, është vënë në pranga.
Ai e kishte detyruar të miturën me të cilën kishte një “marrëdhënie toksike”, të prostituohej në një hotel në lagjen II të Lionit dhe në rrugët e Gerlandit, për përfitime financiare.
-Ajo çka e bën ngjarjen më dinamike është fakti se një nga klientët e paguan 10 mijë euro në mënyrë që të mos kryejë marrëdhënie seksuale me burra të tjerë. Sakaq mësohet se ka rënë nga pranga.