Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur ditën e sotme në Mykonos.
Sipas medieve të huaja drejtuesi i makinës, i cili po punonte në një lokal plazhi në ishull, humbi kontrollin e mjetit për arsye të panjohura, duke shkaktuar devijimin dhe përmbysjen e tij.
Shoferi 27-vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershm , ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa trupi kishte dalë jashtë makinës.
Edhe pse ambulanca mbërriti në kohë në vendin e ngjarjes i riu nuk ia doli te mbijetonte.