Një 22-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetën në Britaninë e madhe, pasi është goditur me thikë.
Sipas raportimeve, mësohet se i riu është identifikuar si Emiliano Hasanpapaj.
22-vjeçari është goditur tek sa dy grupe të rinjsh u përfshinë në një sherr në zonën Berkshire Gardens, Palmers Green, mbrëmjen e 11 Korrikut.
Autoritetet thonë se rreth orës 23:50 i riu shqiptar u dërgua në një spital të Londrës por përpjekjet e mjekëve rezultuan të pasuksesshme.
Ai humbi jetën nga plagët e shkaktuara prej goditjes me thikë.
Ndërkohë, sa i përket autorëve të ngjarjes së rëndë, mësohet se një 24 vjeçar, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vrasjen e shqiptarit është lënë i lirë më kusht.