Policia greke ka arrestuar një 50-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për mashtrim dhe kishte arritur të arratisej nga Shqipëria 14 vite më parë.
Pas kaq vitesh në kërkim ndërkombëtar, shqiptari u kap në Nafplion nga persona të sigurimit. Ai ka kryer mashtrim në Shqipëri nga viti 2008 deri në vitin 2009.
Shqiptari kishte krijuar një kompani dhe po realizonte projekte për Bashkinë e Nafplionit që shkaktuan bujë në opozitën e Bashkisë.
Kjo e fundit filloi të shqyrtonte me shqetësim të dukshëm projektet që i ishin caktuar kompanisë së të arrestuarit i cili do të ekstradohet në Shqipëri.
Edhe pse detajet e mashtrimit nuk janë zbardhur ende, duket qartë se 50-vjeçari ka arritur të ndërtojë një jetë krejt të re në Greqi, duke krijuar marrëdhënie me Bashkinë.