E rëndë/ Vritet 33-vjeçari shqiptar në Angli, familja rrëqeth me fjalët prekëse

Diaspora

E rëndë/ Vritet 33-vjeçari shqiptar në Angli, familja rrëqeth me fjalët prekëse

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 12:42
Jetmir Pemaj

Një vrasje me thikë i ka marrë jetën shqiptarit 33-vjeçar Jetmir Pemaj.

Ngjarja ka ndodhur në Britaninë e Madhe, në Harroë Street, Whitmore Reans, Wolverhampton.

Pas një sulmi me thikë, 33-vjeçari nuk i ka mbijetuar lëndimeve të marra dhe ka humbur jetën. Sakaq, i plagosur ka mbetur dhe një 20-vjeçar.

Autor i vrasjes, akuzohet 24-vjeçari Lucious Winchester, nga Quinton, Birmingham.

“Jetmiri ishte një djalë, vëlla dhe partner i dashur. Ai ishte shumë i dashur dhe do t’i mungojë shumë e gjithë familja dhe miqtë e tij”, ka qenë deklarata e familjes Pemaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat