Organizata Handikos Ferizaj i fton miqtë e saj të bashkohen në Aksionin Humanitar "Mërgata për Personat me Aftësi të Kufizuara" per të ndërtuar objektin për ofrim të shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara.
Afaristet bashkatdhetarë me të cilët është takuar Handikos Ferizaj tashmë kanë zotuar një pjesë të fondeve të nevojshme për ndërtimin e objektit për fëmijët me aftësi të kufizuara. Në këtë rrugëtim fisnik dhe me qëllim që të mbledhim fondet e nevojshme për ndërtimin e objektit ne kemi nevojë edhe për kontributin tuaj .
Kjo nismë sjellë shpresë për fëmijët me aftësi të kufizuara në Ferizaj dhe duke ju bashkangjitur aksionit humanitarë “Mërgata për Personat me Aftësi të Kufizuara” ne së bashku me ju ndërtojmë një shtëpi të diturisë, të kujdesit dhe një mjedisi të lumtur ku fëmijët me aftësi të kufizuara do të zhvillohen.
Ju mund të kontribuoni që së bashku me afaristët bashkatëdhetarë të krijojmë mjedisin e nevojshëm për fëmijët me aftësi të kufizuara, të përmirësojmë shërbimet dhe kujdesin ndaj tyre dhe të përkrahim zhvillimin e tyre.
Ju mund të bëheni pjesë e aksionit humanitarë “Mërgata për Personat me Aftësi të Kufizuara” duke donuar në xhirollogarinë e poshteshënuar apo duke na kontaktuar drejpërsëdrejti në numrin e tel: 049 945 102 për mënyrat tjera të përkrahjes për ndërtim të qendrës për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Bashkohuni me ne në këtë rrugëtim!
Name of Beneficiary: Handikos Ferizaj
IBAN of Beneficiary: XK051940001195051156
Address: Rr Zenun Beqa (lagjia e re), Ferizaj, 70000
Beneficiary ’s Bank:
Name of Bank: Banka Kombëtare Tregtare SHA
Branch of Bank: BKT- Njësia Ferizaj
Swift Code: NCBAXKPR
Kontakti:
+38349 945 102 & +38344 278 689
Bujar Neziri +49 178 88 88 073