Personi që shihni në foto është Aleksandër Zaka, i cili u ekzekutua ditën e djeshme në Greqi.
Ai u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij, në rrethana ende të paqarta përsa i përket ekzekutimit.
Mësohet se Zaka kishte 15 vite pa u kthyer në Shqipëri dhe dyshohet se vrasja është bërë nga shqiptarë për shkak të konflikteve që ka pasur më herët.
Policia po merr në pyetje shokun e tij Fatjon Pjetri, i cili e gjeti të vdekur.