Kapet në një ‘fermë kanabisi’, pranga ‘kopshtarit’ shqiptar në Britani

Diaspora

Kapet në një ‘fermë kanabisi’, pranga ‘kopshtarit’ shqiptar në Britani

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 13:34
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Britani pasi është kapur në një ‘fermë kanabisi’ në Thurlby.

Bëhet fjalë për shqiptarin Artur Koka, i cili u kap me 175 bimë kanabisi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e  huaja, 35-vjeçari ka pranuar se punonte si ‘kopshtar’.

Sakaq Koka ndodhet në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia britanike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat