Një 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Itali. Viktima është Klajdi Bitri, i cili është ka ndërhyrë për të ndarë një sherr ku ishte përfshirë një miku i tij, por është qëlluar për vdekje.
Sipas mediave italiane, i riu nga Shqipëria është qëlluar me shtizë peshkimi nja një algjerian që ishte pjesë e përplasjes fizike mes të rinjve.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites së të dielës në zonën e Ankonas. Policia italiane thotë se debatet kanë nisur për shkak se personat që kryen vrasjen ankoheshin se makina ku ndodheshin Bitri dhe miqtë e tij italianë nuk po ecnin më shpejtësi.
Klajdi Bitri prej vitesh jetonte dhe punonte në Itali. Autori algjerian, Melloul Fatah, u arrestua disa orë pas ngjarjes nga policia. Pasi qëlloi të riun shqiptar, ai u largua me makinë nga vendi i ngjarjes. Në momentin e ndalimit, policia i sekuestroi dhe shtizën e peshkimit më të cilën i mori jetën të riut shqiptar.