Një 45-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, por banues në Zvicër, u përball me një pasagjer në një avion të nisur nga Tel Avivi i cili tentoi të hapte derën e emergjencës së avionit.
Për këtë arsye, piloti u detyrua të bënte një ulje të detyruar në Beograd.
Pamjet rrëqethëse tregojnë burrin duke bërtitur ndërsa Victor Troboloni e neutralizon.
“Ishte peshë e rëndë. E ula në tokë dhe stjuardesat i lidhën duart me lidhëse plastike. Na u desh ta bënim. Arritëm ta mbanim për 45 minuta deri sa arritëm në Beograd,” – u shpreh 45-vjeçari.
Victor arriti ta mbante burrin e revoltuar edhe me ndihmën e disa pasagjerëve derisa stjuardesat sollën lidhëset plastike.
45-vjeçari gjithashtu pretendoi se sulmuesi bërtiste “Allahu Akbar” në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë kohës.