Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Frati di Camaiore, Itali, ku si pasojë ka humbur jetën 43-vjeçari shqiptar, Roland Çizmja.
Babai i tre fëmijëve ishte në orar të punës, teksa ishte duke transportuar një eskavator me traktor.
“Nga ajo që mësuam sapo mbërrita në vend, punonjësi ynë kishte marrë ekskavatorin dhe po e transportonte, kur për shkak të një dege peme që kishte ngecur, ai zbriti nga traktori për ta zhbllokuar dhe ka rënë duke marrë një dëmtim në kokë. Vëllai im nuk është në gjendje të thotë asgjë për momentin, ne jemi tmerrësisht të tronditur nga ajo që ndodhi”, thotë Rita Ceragioli, motra e Stefanos Ceragioli, pronar i kompanisë.
Policia është ende duke kryer hetimet por sipas kompanisë, punonjësi në atë moment nuk duhej të ishte në punë dhe pronarët thonë se nuk ishin në dijeni pse Çizmja kishte ardhur.