50 kg kokainë, skeda telefoni të huaja, karta identiteti shqiptarësh, ora dore të shtrenjta, monedha floriri, sende luksoze e bizhuteri të shtrejta janë sekuestruar në kufirin Itali- Francë e në pranga janë vënë dy shqiptarë.
Dy shqiptarë S.I. 37 vjeç dhe G.A. 33 vjeç janë arrestuar nga Policia kufitare italiane me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Ata janë ndaluar në pikën kufitare të Imperias kur iu nënshtruan një kontrolli rutinë për emigrantë të paligjshëm.
Policia shprehet se ka qenë nervozizmi i njërit prej të ndaluarve që ka ngjallur dyshime, duke vijuar me një kontroll më të hollësishëm, duke u shtyrë edhe nga katër kazane me pluhur larës.
Qentë nuhatës Jester dhe Cally ishin ata që sinjalizuan lëndën narkotike e gjetur në 16 pako të mbështjellë me celefon të vendosur në këto fuçi.
Pas kërkimeve të hollësishme në hapësirat e dyerve u gjetën edhe 33 blloqe të tjera kokaine.
Analiza e antidrogës italiane ka konfirmuar se cilësia e kokainës është nga më të pastrat e më shtrenjta në treg, e që do t'i siguronte grupit të narkotrafikantëve për të cilin po transportohej, fitime të mëdha.
Në automjet janë gjetur 10 mijë euro cash të paketuara në kartëmonedha 20-she dhe sasi të tjera parashë.