Autoritetet italiane kanë arrestuar një tjetër anëtar të bandës mafioze ‘Ndrangheta’ në Torino.
Gjatë arrestimit të 46-vjeçarit italian janë gjetur një kartë identiteti dhe një patentë false shqiptare.
Luca Mazzaferro, ishte dënuar nga drejtësia italiane me gati 9 vite burg për pjesëmarrje në një grup mafioz, mashtrim, vjedhje dhe krime të tjera, shkruajnë mediat vendase.
Ndërkohë organet e drejtësisë italiane janë duke shqyrtuar dosjen e 46-vjeçarit.