Një sasi e konsiderueshme heroine dhe kokaine është sekuestruar nga policia rumune, ndërsa droga sipas mediave vendase dyshohet të jetë trafikuar nga Shqipëria. Lënda narkotike u zbulua brenda një automjeti në Teleorman, pas një operacioni nga forcat e rendit në një automjet që drejtohej nga një malazez.
Pakot me më shumë se katër kilogramë kokainë dhe pothuajse 10 heroinë ishin fshehur në makinë. Në tregun e zi droga vlen 880 mijë euro.
Në rrjetën e hetuesve të Antidrogës ka rënë edhe drejtuesi i rrjetit të trafikantëve, një shtetas shqiptar të cilin policia e dërgoi në gjykatë për akuza të ngjashme në janar.
Shqiptari, tashmë i akuzuar për trafik dhjetëra kilogramë kokainë dhe heroinë, u arrestua edhe vitin e kaluar në maj, më pas u vendos në arrest shtëpie dhe në fund nën kontrollin gjyqësor. Kështu ai iu drejtua sërish trafikut ndërkombëtar të drogës. Por ai u kap sërish dhe u kthye pas hekurave.
Si dhe anëtarët e rrjetit të tij, transportuesin malazez dhe tregtarin rumun të cilët u arrestuan paraprakisht me vendim të Gjykatës së Bukureshtit.