Qytetari nga Kosova në Spanjë e pranon publikisht: Jam unë ai që vodha shtëpinë e Ronaldos dhe Benzemas

Diaspora

Qytetari nga Kosova në Spanjë e pranon publikisht: Jam unë ai që vodha shtëpinë e Ronaldos dhe Benzemas

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 11:18
Qytetari nga Kosova

Një qytetar nga Kosova i dënuar në Spanjë për thyerjen e dhjetëra shtëpive ka dhënë intervistë për televizionin “El Espanol”.

Ai ka rrëfyer grabitjet në shtëpië e yjeve të futbollit.

Shqiptari që nuk i është bërë i ditur identiteti ka folur me emra për plaçkitjet e shtëpive të futbollistëve, ndërsa ka thënë se nuk ka pranuar ta bëj të njëjtën gjë në shtëpinë e Messit.

“Unë grabita shtëpinë e Ronaldos dhe Cruyff dhe nuk doja ta bëja te Messi. Në vitin 2021 u futa në shtëpinë e Cruyff. Aty mora një orë që i përkiste Dennis Bergkamp. Nuk kishte kamera sigurie apo alarme. Kur hyra kuptova se shtëpia e kujt ishte. Kam ndaluar disa herë njerëzit që donin të bastisnin shtëpinë e Messit. E kam bërë dhe jam krenar. Nuk synoja asnjëherë të plaçkisë shtëpinë e Messit. E kam bërë këtë sepse e dua Messin. Unë me grupin tim qëndrojmë edhe prapa bastisjes së shtëpisë së Benzeman, por nuk ishte aq interesante”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat