Kuvendi Zgjedhor i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Francë ka zgjedhur sot në Paris strukturat e saja drejtuese.
Në këtë kuvend morën pjesë edhe kryetari i Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica, nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku dhe deputetët e kësaj partie Blerta Deliu-Kodra e Rashit Qalaj.
Kryetar u zgjodh aktivisti dhe afaristi i shquar, Sami Islami. Po ashtu u zgjodh Këshilli Drejtues prej 41 anëtarëve dhe Kryesia e Degës bashkë me nënkryetarët dhe sekretarët.
“Organizimi ynë në mërgatë përveç që i bën bashkë qytetarët dhe krijon kohezion shoqëror, është në shërbim të avancimit të rolit të tyre brenda e jashtë kufijve të Kosovës”, tha me këtë rast deputeti Reçica.
Ai ka përgëzuar të gjithë aktivistët e partisë në shtetin e Francës, të cilët me punën e tyre mundësuan një organizimin të tillë fantastik.
“Nga sot, nuk përfundon por fillon një mision shumë patriotik e fisnik: misioni për ta bërë Partinë Demokratike të Kosovës subjektin më të madh politik të shqiptarëve në Francë, dhe ky mision është edhe për ta bërë PDK- në subjektin e parë në mërgatë e edhe në Kosovë”, thuhet në një postim të PDK-së në Facebook.