Një shtetas Shqiptar është ekzekutuar mbrëmjen e së enjtes prej personave ende të pa njohur në rrugën Atlantos 44 në lagjien Palio faliro.
Policia thotë se viktima është skeduar me dy emra.
Thimi Droboniku ose Thimi Roland Prifti i datëlindjes 18.1.1967 nga berati u qëllua në kokë me dy plumba të kalibrit 9mm.
Ai u dërgua në spitalin Evangjelizmos të Athinës ku mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë.
Policia ka nisur kërkimet për gjetjen e autorit i cili ishte i maskuar dhe u largua me një motoçikletë.
Burime policore thanë se viktima kishte precedentë të mëparshëm kriminale që kishin të bënin me trafikun e drogës, madje i ka qenë edhe i dënuar për këtë vepër penale.