Një shqiptar është vrarë në Athinë të Greqisë. Mediumi grek Kathimerini shkruan se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Paleo Faliro “rreth orës 21:00.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë publik deri më tani, ishte 60 vjeç. Ai u qëllua me të paktën 2 plumba. Pavarësisht se e dërguan në spital, ai nuk mundi t’i mbijetojë dot plagëve në kraharor.
Në vendin e ngjarje, hetuesit kanë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 9 mm. Shqiptari u qëllua jashtë shtëpisë së tij.
Siç shkruan “Kathimerini”, dyshohet se ky rast ka lidhje me sekuestrimin e disa armëve rreth një javë më parë. Më 24 Nëntor, pranë kësaj zone, u gjet një makinë e braktisur ku brenda kishte kallashnikov dhe granatë dore. Policia mundi të përfitonte gjurmën e gishtit të një personi, por mediat nuk japin detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje.