Detaje të reja dalin nga ekzekutimi i 56-vjeçarit shqiptar Thimi Droboniku alias Thimi Prifti me plumb në gjoks, mbrëmjen e së enjtes në Paleo Faliro, Athinë.
56-vjeçari ishte arrestuar disa herë më parë dhe akuzohej si i përfshirë në organizatë kriminale, trafik droge, trafik cigaresh dhe falsifikim. Gjithashtu dyshohet se të jetë përfshirë në grabitje me armë.
Autoritetet greke po hetojnë nëse ka lidhje mes atentatit ndaj shqiptarit dhe makinës që u gjet në fund të nëntorit në Paleo Faliro, brenda së cilës u zbulua një kallashnikov, granatë dhe shishe me benzinë.
Atentat apo grabitje? Gjurmët e gishtërinjve në makinën e vjedhur “tradhtojnë” shqiptarin në Greqi! Çfarë u gjet brenda mjetit të braktisur
Në fakt, brenda automjetit u gjetën gjurmë gishtash të një tjetër krimineli të njohur shqiptar.
Shqiptari ka qenë i përfshirë në grabitjen e bankomateve, ndërsa në të kaluarën është arrestuar dy herë, një herë në Patra dhe një herë në Athinë.
Megjithatë, ka ende shumë pikëpyetje për shënjestrën e 39-vjeçarit dhe nëse bëhej fjalë për atentat apo për grabitje.