Supozohej që të ishte në shtëpi, por shqiptari kishte marrë tjetër rrugë. Është kjo historia e një 29-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua më 7 Dhjetor në Mogliano Veneto.
Ai duhej të qëndronte në arrest shtëpie. Por kur agjentët e policisë shkojnë për të bërë kontrollin rutinë, ai nuk ishte aty. Për më tepër, shqiptari kishte dalë dhe kishte vendosur të thyente ligjin për të pirë alkool.
Kur u gjet në gjendje të dehur, shqiptari filloi të kërcënonte dhe fyente policët. Madje tentoi t’i sulmonte me një thikë që e mbante të fshehur në veshje.
Tashmë ai është vënë në pranga dhe nuk qëndron në shtëpi, por në burg!