Mbledhjen e hapi Kryetari Mustafë Lulaj, i përshendetëi të pranishmit dhe propozoj rendin e ditës i cili pas disa diskutimeve unanimisht u miratua.
U bë konsistutimi I Kryesisë së Deges në përbërje:
Kryetar z. Mustafë Lulaj
Nënkryetar I z. Arben Gashi,dhe zonja Hajrie Gorqaj
Sekretar z. Agim Aliqkaj
Arkëtare zonja Blerina Tershani,
Zëdhënës z. Jakup Gërguri.
U zgjedh edhe Komisioni për organizimin e tubimeve nga përfaqësues nga tri Nëndegët në
- Përbërje-Alush Zeqiraj
- Asllan Lajqi
- Ganimete Konjuhi
- Ramë Krasniqi
- Sali Blakaj
- Vlorim Sekiraqa
Në vazhdim Delegati nga Dega në Kuvend Qendror,z. Fazli Hajdaraj rrëfej gjërësisht për rrjedhen e Kuvendit Zgjedhor të mbajtur në Prishtin për zgjedhjet e rregullta të LDK-së.Gjithashtu z. Fazli Hajdaraj foli edhe për evenimentin me rastin e zbulimit të Shtatores së Heroit Smajl Hajdarajt.Njëkohësisht ai falenderoj gjithë koontributdhënësit për punimin dhe organizimin e kësajë ngjarje historike për hero Smajl Hajdarajn.
Ndër të pranishmit ndjehej një frymë e re optimiste pas zgjedhjeve në gjitha strukturat e LDK-së ,andaj menjëherë vazhdohet me organizimin e aktiviteteve që vlenë të theksohet nisitiva nga Nëndega NRW ,që më 14.12.2023 të mbahat video/konferencë përmes platformes zoom.Do jetë shpalosja e programit politik të LDK-së“Rruga e Re“.Pritet të marrin pjesë të pakten 4 ekspert nga qendra që ishin përpilues të Programit,dhe kjo nisjativë u përkrahë njëzëri nga Dega,e cila doli në përkrahje të plotë,dhe do jetë bashkërganizatore si dhe dy Nëndegët tjera.
Evenimenti tjeter me rëndësi do organizohet nga Nëndega Rheinland Pfalz,e ajo do jetë Akademia Përkujtimore për President Rugoven ,që do mbahet më 21.01.2024.
Nga Dega iu dha përkrahje e plotë zgjedhjes së Kryetarit z. Abdixhikut,dhe premtuan të tri Nëndegët që do angazhohen për koontribute në kuader të LDK- së për përmbushjen e detyrave konform përgjegjësive që pranuan në zgjedhje.
Për Degen e LDK-së II në Gjermani Jakup Gërguri