Policia e Limburgut ka bërë me dije se ka rrestuar 6 anëtarë, ku secili prej tyre me kombësi shqiptare, pasi dyshohen për një seri grabitjesh në Beverlo, Zonhoven dhe Kuringen.
Mësohet se deri më tani pesë prej tyre janë tashmë në burg, ndërsa pritet të dalë para gjyqtarit hetues të Hasselt.
Policia e Limburgut kreu një hetim pas një vjedhjeje në një shtëpi në Beverlo.
Banda ishte e ‘specializuar’ për vjedhjet në shtëpi.
Sendet e vjedhura përbëheshin kryesisht nga bizhuteri dhe para, por edhe pajisje elektronike dhe çanta të shtrenjta.