Me 72 kg marihuanë në furgon, arrestohet 59-vjeçari shqiptar në Francë

Diaspora

Me 72 kg marihuanë në furgon, arrestohet 59-vjeçari shqiptar në Francë

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 22:37
Ilustrim

Një 59-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia franceze në kabinën e pagesës Virsac, në autostradën A 10 në Gironde, teksa po transportonte 72 kg marihuanë në bagazhin e furgonit të tij.

Ai është ndaluar në doganë, më pas i është dorëzuar punonjësve të policisë në degën e Antinarkotikëve (Ofast) të Policisë Gjyqësore.

Pas dyzet e tetë orësh në paraburgim policor, i akuzuari është referuar në prokurorinë publike të Libourne.

Gjatë deklaratave të tij me hetuesit, ai nuk ka pranuar të flasë shumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat