Një sherr banal mes dy shtetasish shqiptarë ka degraduar në plagosje me thikë.
Ngjarja ndodhi mbasditen e së shtunës në Pire. Ndërkohë i plagosur ka mbetur Artur Mitro nga Berati.
Ai mori plagë të lehta dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje, por nuk mundi të arrestojë autorin, i cili është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
Autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.