Policia greke ka ndjekur dy të rinj mbrëmjen e së dielës ( 7 janar), pasi i sinjalizua se ata po udhëtonin me një motoçikletë që ishte denoncuar e vjedhur.
Sapo panë targën, efektivët e DIA-s i sinjalizuan të ndalojnë, por një gjë e tillë nuk ndodhi. I riu që drejtonte motorin, ka shkelur gazin dhe kjo ka bërë që ata të vihen në ndjekje.
Gjatë ikjes, drejtuesi ka humbur kontrollin e motorit, duke u rrëzuar në rrugë.
Kështu policia i arriti dhe e arrestoi 19-vjeçarin shqiptare i cili ishte pasagjer, ndërsa bashkëpunëtori i tij u arratis dhe është në kërkim.