Me lot dhe duartrokitje është pritur nga familjarët e tij vendimi i Gjykatës greke për Fatmir Terallarin, i cili u la në arrest shtëpie, pasi vrau kunatin e tij, 33-vjeçar.
Sipas mediave greke, gjykata ka vendosur që ai të qëndrojë në arrest shtëpie.
Ai do të jetojë në të njëjtën banesë me të bijën.
Kjo e fundit dyshohet se është përdhunuar sistematikisht për 9 vite nga kunati i babait, vëllai i njerkës së saj.