Një 28-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Itali, pasi u kap me lëndë narkotike.
Shërbimet policore vunë re një të ri që lëvizte në mënyrë të dyshimtë dhe më pas e ndoqën për ta ndaluar pak më vonë.
Gjatë kontrollit atij iu gjetën 79 mbështjellëse të vezëve surprizë me gjithsej 46 gramë kokainë.
Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin.