Një shqiptar është plagosur me tre plumba në Athinë.
Mediat në Greqi kanë publikuar foton kur efektivët e policisë i japin ndihmën e parë shqiptarit të plagosur duke i izoluar plagët.
Renis Fejzolli u qëllua me 3 plumba në Votanikos në orët e para të mëngjesit të së premtes në një park në zonën e rrugës Sidirokastro.
Ndërsa efektivët i kanë dhënë ndihmën e parë, derisa ka ardhur ambulanca dhe 34-vjeçari u dërgua në spitalin “Georgios Gennimatas”.
Renis Fejzolli ndodhej i shtrirë në tokë në kryqëzimin e Iera Odou me Spyrou Patsis, ku u kërkoi ndihmë policëve të patrullës.
Sipas protothema.gr, autorët që udhëtonin me në automjet i janë afruar 34-vjeçarit para se ta qëllonin tre herë. Në vendngjarje janë gjetur tre gëzhoja të kalibrit 9 mm.
34-vjeçari është arrestuar në vitin 2019 për një çështje droge, por provat e deritanishme nuk tregojnë për përfshirjen e tij në ndonjë rast tjetër të rëndë.