Julian Meçaj, një prej ish-anëtarëve të bandës së Durrësit është arrestuar së fundmi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe. Meçaj kërkohet nga SPAK, si i implikuar në atentatin ndaj prokurorit Ndoj
Julian Meçe është një nga personat e marrë në pyetje në lidhje me atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoja, në nëntor të viti 2019, i cili më pas u la i lirë.
Meçe dyshohet se mund të jetë një nga porositësit e ngjarjes, pasi autorët kanë qenë me pagesë dhe dyshohet se janë nga veriu i vendit.
Kush është Julian Meçe?
Julian Meçe ka qenë numri 2 i bandës së Durrësit. Adriatik Coli një nga anëtarët e penduar të bandës, kur u arrestua tregoi në polici rolin dhe ndikimin e tij.
Më 20 qershor të 2019 Julian Meçajt dhe Dervishajt iu bë një atentat në autostradën Tiranë-Durrës, ku si pasojë mbetën të plagosur të dy.
Plarent Dervishaj, 47 vjeç, është kunati i Lul Berishës, ndërsa 36-vjeçari Meçaj është anëtari i bandës së tij, bandës së Durrësit. Ngjarja ndodhi në zonën e ish-kënetës, pranë mbikalimit të Shkozetit, në Durrës, ku dy të plagosurit ishin duke hipur në makinën e Dervishajt.
Meçaj mori tre plumba në trup, ndërsa Plarent Dervishaj mori një plumb në këmbë.
Brenda makinës tip Rande Rover ishte edhe Bashkim Haxhija, mik i tyre, i vetmi i arrestuar për këtë ngjarje pasi akuzohet se qëlloi me armë në drejtim të autorëve.