Policia greke ka arrestuar shtetasin shqiptar M. G. 29-vjeç, pasi sipas Departamentit të Antidrogës së Athinës, ai kap në flagrancë duke transportuar dy pako me 25 kilogramë marijuanë.
Mësohet se ai kishte tërhequr pranë kompanisë “Fedex” pakot të mbërritura me emrin e Joanis Paraskeopulos, kartë identiteti greke false.
I dyshuari e kryente këtë aktivitet për disa muaj beson policia dhe ka mundur të shmangë kontrollet doganore në disa raste.
Shqiptari ka lindur në Athinë dhe punonte edhe si DJ në lokale të ndryshme të Athinës. Ai e shpërndante drogën në lokalet që punonte.