Një ngjarje tragjike është shënuar gjatë ditës së djeshme për familjen Bytyqi nga Arllati i Drenasit.
Familjari i tyre Bashkim Bytyqi humbi jetën në vendin e punës në Itali.
Viktima nuk mundi t’iu bëj ballë plagëve që mori pasi ra nga kati i tretë i një ndërtese në vendpunishte.
“Pasdite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, kanë thënë familjarët e të ndjerit.
43-vjeçari pak muaj më parë kishte shkuar në Itali.
