Siç shkruan Rafaela Prifti në gazetën „Dielli“ , më 18 djetor 2023 në Boston të Massachussetts-it „Anëtarët e Degës VATRA zgjodhën z. Mentor Maksutaj kryetar të saj për katër vitet e ardhshme.“ (shih gjerësisht në :https://gazetadielli.com/kuvendi-zgjedhor-mentor-maksutaj-zgjidhet-kryetar-i-deges-se-vatres-ne-boston/).
Ky lajm nga Rafaela Prifti na gëzoj shumë, edhe neve në Bordin Drejtues të Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork me Akademikun Prof.Dr.Skënder Kodra në krye (President). Ndaj kemi kënqaësinë e veçantë , që z. Mentor Maksutajt t'ia urojmë postin e kryetarit të Degës „Vatra“ në Boston.
Urimet më të mira!
Duke njohur aftësitë profesionale të filozofisë dhe të pragmatizmit të biznesit të sukseshëm menaxherial shumëvjeçar në krye të disa kompanive në Boston, si dhe duke mbajtur parasysh përpjekjet, aktivitetin dhe kontributin e tij dalluar në shërbimin e kauzës së pavarësimit të Kosovës, edhe si nxënës në atdhe, edhe si student refugjat në fakultetin e Biznesit dhe të Administratës në Boston, Mentori ia arriti që me kohë të kuptojë drejt filozofinë e jetës së re në Amerikë, me ç'rast duke mos u ndarë nga studimi dhe nga puna e përditshme bëhet edhe menaxher i suksesshëm dhe i vlerësuar i disa kompanive të biznesit në Boston, dhe në rajon.
Shpresojmë se, ardhja në krye të „Vatrës“ e Mentor Maksutajt, do të jetë inspirim, inkurajim dhe motivacion i jashtëzakonshëm dhe, zëri i fuqishëm kombëtar, patriotik dhe atdhetar i komunitetit gjithëshqiptar në Boston, ngase Mentori asgjë nuk kursen, që të japë për Nënën Shqipëri Etnike, ashtu siç u dëshmua paraprakisht edhe me mbështetjen dhe ndihmën e fuqishme morale, materiale dhe mbinjerëzore të luftës çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës.
Gjithashtu, kemi besimin e fortë dhe të patundshëm se pas ringjalljes dhe aktivizimit të Degës „Vatra“ në Boston me Mentor Maksutajn në ballë, nuk do të „shurdhohet“ zëri i shqiptarit NOLIAN; nuk do të shuhet amaneti dhe misioni historik, kombëtar e atdhetar i Rilindësit tonë të famshëm Fan S. Noli : „ JEPNI PËR NËNËN SHQIPËRI“ !!!
-Ndaj, edhe Ti Mentor i nderuar me Degën tuaj „Vatra“ në Boston, mos e harro këtë amanet të pavdekshëm të Nolit tonë, se, siç thothshte Ismail Qemali(Babai i shtetit të parë të Shqipërisë Etnike), pastaj do të na qortojë historia dhe brezat e sotshëm dhe të ardhshëm të Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike !