Janë zbuluar emrat e dy shqiptarëve të arrestuar ditën e djeshme me rreth 100 kilogramë drogë në ndjekje policore ku mjeti i tyre i iku policisë greke por u ndalua pasi u përplas me një mjet të parkuar.
Sipas burimeve policore, gjatë ndjekjes një prej drejtuesve të operacionit ka hapur zjarr paralajmërues. Pasi kanë braktisur mjetin me 4 çantat me drogë, dy shqiptarët janë larguar me vrap, por më pas janë prangosur
Drejtuesi i mjetit është identifikuar si Aristidhi Lulëzim Dalipi, 24 vjeç me kombësi shqiptare e shtetësi greke, ndërsa pasagjeri si Amarildo Jakup Omeri, 35 vjec nga Fieri.
Pronar i automjetit rezulton vëllai i Dalipit, shtetasi Dhionisios Lulëzim Dalipi, aktualisht i burgosur në Koridhalo.