Është arrestuar një shqiptar në Greqi, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht partneren e tij, duke e lënduar rëndë në kokë.
Siç raportojnë mediave greke, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë ku jeton 35-vjeçarja nga Moldavia.
25-vjeçari ka hyrë nga dera e ballkonit, e cila thuhet se ka qenë e hapur, dhe ka sulmuar partneren e tij, duke e goditur në kokë.
Fqinjët kanë lajmëruar policinë, pasi kanë dëgjuar zërat.
Viktima është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës.
I dyshuari së pari u arratis, por u gjend nga policia në zonën e Karditës dhe ndaj tij është ngritur akuza për lëndim të rrezikshëm trupor.