Një 44-vjeçar shqiptar është ëvnë në pranga nga autoritet greke pas një telefonatë anonime. Mësohet se shqiptari kontrabandonte sende antike në Vatondas në ishullin Evia në Greqi. Arrestimi i tij u realizuar të hënën pasi ai tentoi të shiste 38 monedha argjendi të epokës helenistike.
Sipas mediave greke 44-vjeçari kishte ndërmend t'i shiste antikitetet një blerësi për afro 100 mijë euro.
Monedhat ishin pjesë e një "thesari" nga një varr i lashtë. Midis tyre ishte një tetradrahmë argjendi që përshkruante Aleksandrin e Madh dhe Zeusin, me vlerë 5000 €. Monedhat datojnë midis viteve 320 dhe 280 para Krishtit, me origjinë nga i njëjti vend arkeologjik.
Pas një hetimi, oficerët gjetën më shumë sende antikae të fshehura në një kasolle të improvizuar në Nea Artaki. Antikitetet do të vlerësohen në Muzeun e Ri Arkeologjik të Chalkis “Arethousa”.