Një i ri shqiptar është plagosur me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në një qendër tregtare në Spanjë në qytetin Marbella.
Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:40, ndërsa shqiptari ka marrë 4-5 plumba me armë zjarri.
Parashikimi i motit për ditën e sotme, në Tiranë termometri do të shënojë deri në 30 gradë Celcius, ja cili është qyteti që pritet të thyejë rekord
Qendra tregtare ku ka ndodhur ngjarja në Marbella është kthyer në një pikë të nxehtë në larjen e hesapeve mes bandave.
Më 28 tetor, tre persona të armatosur me kapuç hapën zjarr ndaj dy personave, të cilët u plagosën.