​Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet kandidaturën e Marco Salihut për Parlamentin Evropian

Diaspora

​Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet kandidaturën e Marco Salihut për Parlamentin Evropian

Më: 28 maj 2024 Në ora: 21:41
Muharrem Marco Salihu

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka mbështetur plotësisht kandidaturën e Muharrem Marco Salihut për Parlamentin Evropian.

Në faqen e tyre, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u shpreh se janë krenarë që një nga anëtarët e tyre po kandidon kandidon krah për krah me emra të shquar të politikës italiane dhe evropiane si Emma Bonino dhe Matteo Renzi – në Parlamentin Europian.

Aty thuhet se Salihu mishëron vlerat dhe aspiratat evropiane të shqiptarëve, si dhe kontributin e tyre në familjen evropiane, teksa u bëri thirrje të gjithëve, veçanërisht shqiptarëve që jetojnë në verilindje të Italisë, të mbështesin kandidaturën e tij.

Shkrimi i plotë:

Jemi shumë krenarë që një nga anëtarët tanë të nderuar po kandidon krah për krah me emra të shquar të politikës italiane dhe evropiane si Emma Bonino dhe Matteo Renzi – në Parlamentin Europian.

Marco mishëron vlerat dhe aspiratat evropiane të shqiptarëve, si dhe kontributin e tyre në familjen evropiane. Me përvojën e tij të gjerë si një sipërmarrës shumë i suksesshëm, ai vazhdimisht ka dëshmuar një përkushtim të thellë në mbështetje dhe përparim të kushteve socio-ekonomike të bashkatdhetarëve të tij të dashur në Luginën e Preshevës.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje të gjithëve, veçanërisht shqiptarëve që jetojnë në verilindje të Italisë, të mbështesin kandidaturën e tij për një të ardhme më të mirë për ta dhe fëmijët e tyre.

Ne besojmë fort se zëri i tij në Bruksel do t’i shërbejë më tej integrimit të shqiptarëve në Itali dhe në mbarë Evropën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat