U shpall i humbur 10 ditë më parë në kufirin serbo-kroat, gjendet Leo Roçi. Ja ku ndodhej 34-vjeçari

Diaspora

U shpall i humbur 10 ditë më parë në kufirin serbo-kroat, gjendet Leo Roçi. Ja ku ndodhej 34-vjeçari

Më: 30 maj 2024 Në ora: 19:11
Leo Roçi

Leo Roçi, 34-vjeçari  i cili prej 10 ditësh rezultonte i humbur është gjetur në Itali.

Familjarët e tij e denoncuan të humbur atë, pas kontaktit të fundit që kishin pasur në kufirin serbo-korat.

Familjarët e të riut kanë njoftuar sot zyrën e Ministrisë së Brendshme, ku kanë deklaruar se sot kanë kontaktuar me 34-vjeçarin dhe se ai ndodhej në Itali.

Ata kanë falënderuar ministrin e Brendshëm, Taulant Balla për angazhimin e tij për gjetjen e të riut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat