U dhunua nga palestinezi në Greqi/ Shqiptarja rrëfen tmerrin: Mendova se do vdisja, bëra gabim që shkova në shtëpinë e tij

Diaspora

U dhunua nga palestinezi në Greqi/ Shqiptarja rrëfen tmerrin: Mendova se do vdisja, bëra gabim që shkova në shtëpinë e tij

Më: 31 maj 2024 Në ora: 21:04
Foto ilustrim

33-vjeçarja shqiptare që u përdhunua dhe më pas u godit me thikë dhe u mbajt meng nga një i ri palestinez në Greqi ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi.

Në dëshminë e saj, shqiptarja ka thënë se me 27-vjeçarin është takuar në orën 02:00 të mëngjesit dhe së bashku kanë rënë dakord që të shkojnë tek shtëpia e tij, por thekson se nuk e kishte menduar se do të përjetonte një torturë të tillë.

“Nuk mund të lëvizja. Ai më kishte mbyllur. Më kapi paniku. Mendova se do të vdisja. E takova pak pas orës 02:00 të mëngjesit. Asgjë nuk më bëri të besoja atë që do të kaloja. Kur kuptova se kisha bërë një gabim duke e ndjekur, ishte shumë vonë”, tha shqiptarja në rrëfimin e saj.

Siç raportojnë mediat greke, 33-vjeçarja ndodhet në spital në Athinë, pasi frakturat që ka marrë në pjesën e kokës janë të shumta. Po ashtu, ajo ka lëndime edhe në këmbën e majtë, ku i riu nga Palestina e plagosi me thikë.

Nëna e shqiptares, në një intervistë për “Mega” tha se vajza e saj me të riun palestinez kishin disa muaj që njiheshin, ndërsa rasti i dhunës brutale nuk ishte për herë të parë.

“Ajo ka frikë, sepse nuk është hera e parë që e dërgon në spital. Ai e kishte goditur 2 muaj më parë, ajo kishte plagë në sy dhe në kokë”, tha nëna e vajzës.

27-vjeçari u arrestua nga policia pak metra larg banesës ku mbajti peng shqiptaren. Ai u ndalua nga një patrullë e rastit dhe pas kontrollit iu gjet një thikë, çka solli që ai të shoqërohej në komisariat. Por pas gjetjes së vajzës shqiptare që po mbahej peng, u konfirmua nga hetuesit se ai ishte autori, bazuar edhe në pohimin e shqiptares.

I riu palestinez u lirua me kusht. Ai duhet të paraqitet dy herë në muaj në polici si dhe iu ndalua të dalë jashtë territorit të Greqisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat