Një shqiptare është vrarë në Frosinë të Italisë, nga bashkëshorti i sj 50-vjeçar, piktori Oreste Raponi.
Shkak është bërë një debat, pas të cilit 50-vjeçari ka goditur bashkëshorten shqiptare me thikë.
Debati i çiftit u përshkallëzua pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës së 10 qershorit.
Mediat italiane raportojnë se autori mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit, ndërsa ai është arrestuar.
Vrasja ndodhi në via Baisi, në zonën Colle Campagiorni, në zemër të qendrës historike.