Mërgimtari reagon pas vendimit të Kurtit për bashkatdhetarët dhe jep një propozim

Diaspora

Mërgimtari reagon pas vendimit të Kurtit për bashkatdhetarët dhe jep një propozim

Nga: A.Zh Më: 30 qershor 2024 Në ora: 09:26
Albin Kurti

Anëtari i kryesisë së partisë Guxo Luan Gacaferi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili ka marrë vendim që bashkatdhetarët që vijnë me automjete në Kosovë, nga e hëna të marrin falas policën e sigurimit me vlefshmëri një muaj.

Gacaferi, në një postim në Facebook, ka falënderuar Qeverinë Kurti për “gjestin mirënjohës” ndaj diasporës, mirëpo ka thënë se mërgimtarët duhet të paguajnë policën edhe për shtetin e tyre, Kosovën, përcjell Bota sot.

Ai ka propozuar që këto para, qeveria t’i investojë në fondin për ushtrinë e Kosovës, për armatimin e saj.

“Faleminderit qeverisë "Kurti" për këtë gjest mirënjohje ndaj mërgatës.

Por unë mendoj se një mërgatë e cila mundet të shkojë në Kosovë duke paguar rrugët e Austrisë, Sllovenisë, Hungarisë, Kroacisë, Serbisë e Shqipnisë, jam i bindur se do mundet edhe ato dhjetëra euro t'ja paguante edhe shtetit te vet, Kosovës!

Por do ishte shumë më e mençur dhe e preferuar nga qeveria, po dhe shumë e ndershme dhe patriotike nga ana e mërgimtarëve që ato 20 apo 30, apo edhe 50 euro qofshin, t'i investonin në armatim të Kosovës në mënyrë vullnetare!

Pra nëse qeveria ka vendosur të heqë sigurimin për automjetet e mërgimtarëve, edhe mërgimtarët do duhej vullnetarisht te shkonin nëpër bankat e Kosovës dhe atë shumë parash X që nuk e paguajnë për sigurimin e veturave, ta derdhin në xhirollogarinë e fondit të sigurisë së Kosovës (ndryshe fondi për armatim të Kosovës)”, ka shkruar Gacaferi, që jeton në mërgim.

Kurti ka thënë dje se “Kosova i pret me krahë t’hapur dhe zemrën plot” bashkatdhetarët./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat