U kap me 500 mijë paundë kanabis në godinën e një hoteli të vjetër në Skoci, 41-vjeçari shqiptar pranon fajësinë

Diaspora

U kap me 500 mijë paundë kanabis në godinën e një hoteli të vjetër në Skoci, 41-vjeçari shqiptar pranon fajësinë

Më: 1 korrik 2024 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Një 41-vjeçar shqiptar është shpallur fajtor për akuzat e prodhimit dhe shitjes së kanabisit në Edinburgh të Skocisë.

Ai u arrestua gjatë një aksioni policor në ish-Hotelin Buccleuch në Hawick në tetorin e vitit të kaluar, kur u zbuluan bimët narkotike me një vlerë prej 500,000 paundësh.

Shtetasi shqiptar D. K., pranoi fajësinë kur u shfaq para gjykatës, por dhënia e dënimit ndaj tij është shtyrë për në datën 22 korrik.

Duke folur në atë kohë, Inspektori Robbie Noble, nga Policia e Skocisë, tha: “Ne mbetemi të përkushtuar për të penguar furnizimin e paligjshëm të drogës në komunitetet tona dhe do të përdorim çdo mjet dhe burim që kemi në dispozicion për të hequr këto substanca të paligjshme nga rrugët tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat