Goditi me thikë dy bashkëatdhetarë pas ndeshjes me skuadrën italiane, arrestohet pas disa ditësh shqiptari në Itali

Diaspora

Goditi me thikë dy bashkëatdhetarë pas ndeshjes me skuadrën italiane, arrestohet pas disa ditësh shqiptari në Itali

Më: 3 korrik 2024 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e tentativës për vrasje. Sipas mediave vendase, i riu shqiptar ka goditur me thikë dy persona pas ndeshjeve evropiane të futbollit.

Dy rastet kanë ndodhur pak ditë më parë gjatë ndeshjeve të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të Futbollit në Gjermani ku garonin skuadrat e Italisë, Kroacisë, Shqipërisë dhe Spanjës.

Gjithçka ka ndodhur pasi disa shqiptarë kanë nisur të festojnë për fitoren e Italisë kundrejt Shqipërisë. Sherri ka degjeneruar me përdorimin e thikës, ku njëri prej tyre ka plagosur një tjetër të ri me origjinë shqiptare.

Po ashtu, 32 vjeçari ka goditur me pas një tjetër bashkëatdhetar. Arrestimi i shqiptarit u bë i mundur me dy korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat