​Roli i mërgatës shqiptare në Izmir, Kurti vazhdon takimet në Turqi

Diaspora

​Roli i mërgatës shqiptare në Izmir, Kurti vazhdon takimet në Turqi

Më: 5 korrik 2024 Në ora: 20:21
Foto nga takimi

Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryeministri Albin Kurti u prit në takim nga kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay dhe bashkëpunëtorët e tij.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Izmir.

Si dhe, për kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj zone.

Në takim u bisedua edhe rreth mundësive për bashkëpunim në ekonomi, kulturë, sport dhe qeverisjes lokale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat