Një 22 vjeçar nga fshati Krushë e Madhe e Rahovecit ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafikut në Francë..
Erjon Duraku, ishte duke u kthyer nga puna kur ndodhi aksidenti tragjik.
Njoftimi është dhënë në faqen e Facebookut të fshatit Krushë e Madhe.
Njoftimi:
Njoftim mortor
Erjon Shefki Duraku (nipi i Dyrrë Duraku) i lindur datën e 4 dhjetorit kur Krusha, përkujton dëshmorët e rënë Pashtik.
Gjatë kthimit nga puna humb jetën tragjikisht në një asksident në Francë, ku edhe jetonte me familje.
Ashtu si shumë mërgimtarë edhe Erjoni, këto ditë përgatitej të vinte në Kosovë. Por, Zoti dashti te kthehet në Atdhe ndryshe, ku trupi tij do varroset në tokën e Krushës dhe rreth varrimit do ju njoftojmë ditët në vazhdim.
Ngushëllime Shefkiut e familjes Duraku.
Shpirti i tij u prehtë në paqe
Krushë e Madhe 6.7.2024