Në ambientet e Qëndres Nanë Tereza në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, të dielën me 7 Korrik, nën kujdesin e kishës, meshtarit Dom Pjetër Popaj, dhe Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, u zhvillua një aktivitet kulturor mbi promovimin e pesë librave të autorit dhe historianit të njohur Profesor Gjon Fran Ivezaj. Ky promovim i moderuar nga editori i Diellit, Sokol Paja, u bekua nga mikëpritësi i këtij aktiviteti Meshtari Dom - Pjetër Popaj, dhe, vazhdojë me mbajtjen e ligjeratave mbi veprat e profesor Ivezaj.
Të pranishëm në këtë aktivitet kulturor ishin drejtues dhe përfaqësues të disa shoqatave, aktivist, student , besimtar dhe dashmirës të librit etj.
Pesë librat të cilët u promovuan të dielën pas meshës në Qendrën Kulturore Nanë Tereza, ishin librat me titull : “Shkreli - Histori dhe ngjarje të vërteta”, ” Malësorë të rritur në Kullat e Gurit”, “ T’bjeshkuemit e Malsorve dhe Bjeshkët e Malsisë së Madhe”, “Iliro - Paganët dhe Sfidat e Krishtërimit në Shqipëri”, si dhe libri në gjuhën angleze “Under the Shade of Baca Luli’s Tower”
Ky aktivitet nisi me bekimin dhe një fjalë rasti me të cilin ka përshendetur në këtë aktivitet meshtari Dom Pjetër Popaj.
Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës “Zoja e Shkodrës” mbasi falenderoi kontributin e veprave të Gjon Fran Ivezaj, inkurajojë atë dhe shkrimtarët e, tjer, historianët dhe studiuesit shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, trevat shqiptare dhe diasporë për rëndësinë që ka tani përdorimi i mirë i arkivave dhe dokumentave historike shqiptare, për të shkruar të vërtetat historike të kombit tonë, “jo si na e kanë shkruar deri tani ata që na sunduan për 500 vjet, dhe sllavët e komunistët për më shumë se një shekull”, tha Dom Pjetër Popaj, .
Kurse, për librat e historianit Prof.Gjon Fran Ivezaj përshëndeti në cilësinë e bashkëorganizatorit, me një fjalë rasti Sekretari i Vatrës Dr.Pashko Camaj, ndërkohë, që mbajtën ligjeratat e tyre, gazetari dhe publicisti i njohur Frank Shkreli, Prof. Dr. Paulin Marku, Studiuesja Valdete Dida Cenalia, dhe shkrimtari Mëhill Velaj.
“SHKRELI – Histori dhe Ngjarje të Vërteta” – të autorit Gjon Frani Ivezaj, në kumtesën e tij, gazetari dhe studiuesi Frank Shkreli, tha se si malësor, ai ndihej krenar që marr pjesë në këtë promovim të këtyre veprave, por jo vetëm, se Gjon Fran Ivezaj tha Shkreli, ka edhe kontribute të tjera të konsiderueshme, të botuara anë e mbanë trojeve tona dhe në diasporë, me tematikë studimesh mbi vlerat, historinë dhe traditat e Malësisë së Madhe dhe të malësorëve.
Ai tha se “Vlera dhe pasuria më e madhe për ne është Familja dhe LIRIA që të gjithë ne gëzojmë në Amerikë – ashtu siç ishte edhe, historikisht, tradita shekullore e “atyre të maleve”, të Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe: Nderi, Besa e Burrëria! Ruajtja me çdo kusht e identitetit kombëtar, gjuhës, kulturës dhe traditave, ndër shekuj! Vlerat, pra, të malësorëve, për të cilat shkruan në librat e tij, autori Gjon Frani Ivezaj.”
Ndërsa, duke folur rreth vlerave, traditave, në Malësinë së Madhe, në përgjithësi, për të cilat shkruan në librin e tij Ivezaj, Shkreli, u shpreh që ta kthejmë këtë tubim sot këtu në sallën Nenë Tereza, të Kishës Katolike, “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, në një celebrim, jo vetëm të librave të Gjon Franit Ivezaj – por edhe në një celebrim të vlerave, traditave, ngjarjeve dhe të vërtetave të Shkrelit dhe të Malësisë së Madhe, në përgjithësi.
Libri, pra, është: “SHKRELI: Histori dhe ngjarje të Vërteta”, me autor Profesorin Gjon Fran Ivezaj, Enti Botues: “Gjergj Fishta”, është vepër është në vazhdën e librave të tjerë të autorit mbi Malësinë e Madhe dhe malësorët dhe në vijim të botimeve të tjera të shumta publicitare të tija, bazuar në burime arkivore dokumentare, sipas aautorit.
“Libri i Z. Ivezaj është një kontribut mjaft në shenjë, që drejt-për-drejti ose tërthorazi, jep lëndën informative -- nepërmjet disa prej figurave më të njohura historike të fisit të Shkrelit, por jo vetëm. Libri është gjithashtu i pasuruar edhe me disa fotografi të rralla historike. Flet mbi jetën, zhvillimet shoqërore dhe politike, si dhe mbi marrëdhëniet midis tyre dhe me të tjerët për rreth, në periudha të ndryshme të kaluarës së këtij fisi të njohur dhe me kontribute historike në Malësi të Madhe dhe më gjërë. Duke lexuar librin, nxirren përfundime mbi burrërinë, besën, nderin dhe fisnikërinë e fisit të Shkrelit. Si rrejdhim, libri është një kontribut i vlefshëm që autori i dhuron historiografisë së ngjarjeve të vërteta dhe të rolit të disa prej protagonistëve kryesorë në historinë e krahinës së Shkrelit, por edhe të mbarë Kombit. Sepse historia e Shkrelit dhe e Malësisë së Madhe është pjesë e pandarë e historisë kombëtare dhe shpeshëherë edhe vendimtare në rrjedhën e saj shekullore, në mbrojtjen e atyre trojeve dhe të identitetit kombëtar të shqiptarëve, në përgjithësi.”
Gazetari dhe studiuesi Frank Shkreli, duke e parë këtë libër të Ivezaj, nga pikëpamja historike, tha se autori shkruan se emri i fisit të Shkrelit, për herë të parë del si emër në vitin 1416, bazuar në regjistrimin e Kadastrës së Shkodrës; “Profesori Gjon F. Ivezaj tregon kujdes të posaçëm, për të vërtetuar zbulimet e veta për lexuesin, duke theksuar dhe dokumentuar, ndër të tjera, edhe lidhjet e veçanta të banorëve të Shkrelit ndër shekuj me Kishën Katolike dhe me përfaqsuesit e saj, gjatë historisë së lashtë e deri në ditët e sotëme.”
Më tej Shkrerli tha se në të vërtetë, ndoshta nuk është krejtsisht e rastit që ky promovim i kësaj vepre mbi Shkrelin e Malësisë së Madhe, por edhe të librave të tjerë, po zhvillohet pikërisht këtu në Sallën e Shën Nenë Terezës, në Kishën Zoja e Shkodrës në Nju Jork, e cila para disa javësh festoi 25-vjetorin e inuagurimit të saj. “Por, mund të jetë e rastësishme që ky promovim po bëhet gjithashtu në 100-vjetorin e lindjes së Françeskanit famë-madh At Zef Pllumit, me origjinë nga Shkreli. Zef Pllumit, autorit të veprës së madhe mbi krimet barbare të regjimit komunist në Shqipëri për pothuaj një gjysëm shekulli – dokumentuar në veprën e madhe, “Rrno për më tregue”. At Zef Pllumi -- Krenaria e Shkrelit dhe “Nderi i Kombit -- është një prej françeskanëve më të mëdhej shqiptarë dhe njëri prej protagonistëve kryesorë të librit: “SHKRELI - Histori dhe ngjarje të vërteta”, të autorit Z. Gjon F. Ivezaj.”
Libri është mjaft seleksionues por dhe gjithëpërfshirës për ato që i paraqet lexuesit, për temat mbi krahinën Shkrel dhe për personalitetet e dalluara të asaj zone historike, duke filluar nga Dasho Shkreli, (Djal fisi e burrë nderi), At Zef Plumi (Kleriku françeskan nga Shkreli), At Anton Luli (Dëshmitar i mbijetesës së torturave çnjerzore, e deri tek shkrimtari e poeti Azem Shkreli (nga Shkreli i Rugovës) dhe shumë personalitete të tjera të atij fisi, të njohura e më pak të njohura. Libri përmbledh dhe pasqyron, gjithashtu, fakte dhe dëshmi mbi fisin e Shkrelit edhe nga studiues të huaj, perfshir albanologun e ndjerë Robert Elsie, Edit Durham, e të tjerë.
Shkreli e mbylli këtë paraqitje modeste, me një porosi ose më mirë me një thirrje për lexuesit shqiptarë kudo, nga shkrimtari dhe poeti, Ernest Koliqi, dikur Ministër i Arsimit, i cili ka përhapur mësimin e gjuhës shqipe, kulturën dhe identitetin shqiptar anë e mbanë trojeve shqiptare, në fillim të 1940-ave: “Ai ka dërguar mbi 200-mësuesë e mësuese në Kosovë, Mal të Zi dhe trojet tjera shqiptare. Si pronar i revistës së famshme “Shëjzat”, porosia e tij për lexuesit shqiptarë, në kohën e tij dhe sot, e që ia vlen ta citojmë me këtë rast promovimi të librit: “SHKRELI - Histori dhe ngjarje të vërteta”, të autorit Z. Gjon F. Ivezaj, është: “Lexues i dashtun, ashtu si e ushqen trupin me bukë e bylmet, ushqeje shpirtin me libra e shfaqje të arteve shqiptare. Në një skutë të shtëpisë s’ate mos të mungojë libri shqip dhe libri në gjuhë të huej që flet për Shqipni. Në lexim të tyne, gjaku i yt ka me gufue plot hare, se në ‘të ka me ndie frymën e Atdheut t’adhuruem.”
Studiuesi Dr. Paulin Marku në kumtesën e tij foli rreth librit “Rrënjët e Malet e Malësisë së Madhe” ku theksoi se autori Ivezaj sjell me punimin e tij ngjarje dhe të dhëna të rëndësishme mjaft të hershme historike nga gjurmime antike, për prjardhjen ilire, ndikimet dhe pushtimet romake si dhe stilin romak.
“ Hapsirë në këtë libër i jepet rolit kanonik dhe rëndësia e Dioklese gjatë shekullit V-XI, pozitat juridike të popullsisë si dhe disa të dhëna rreth toponimit të Dioklesë. Me interes në këtë libër është edhe kultivimi i besimit fetar, roli i klerit katolik në krahinën e Malësisë, tha Dr. Marku.
Studiuesja e historisë dhe letërsisë z. Valdete Dida Cenalia në kumtesën e saj paraqiti aspekte të veçanta të të bjeshkuemit në trevat e Malësisë dhe aspekte bujko-blegtorale të trevave historike të Malësisë së Madhe.
Ndërsa, shkrimtari Mëhill Velaj në kumtesën e tij diskutoi rreth librit “Gjurmime historike në rrënjët kombëtare” ku theksoi se ky libër studimor ndjek një rend kronologjik historik duke filluar me studime Ilire mbi përhapjen e fiseve Ilire në Ballkan ku përmes kronikash historike dhe autorëve antik jepen të dhëna faktike për shtrirjen dhe realitetin historik të fiseve Ilire dhe superstrukturën e tyre shoqërore dhe gjurmët e vlefshme në arealin e kulturës antike e atë mesdhetare deri në fazën e pavarësisë së Shqipërisë si një lloj kapërcyelli e përmbyllje studimore në vazhdën e shekujve.
Në fund duke falenderuar dhe shprehur një mirënjohje të veçantë për Qëndren Kulturore “Nanë Tereza” dhe Kishën “Zoja e Shkodres” me meshtar Dom Pjetër Popaj, autori i dhjetë librave, Promoteu, i Malsise - Historiani Fisnik Prof.Gjon Fran Ivezaj, siç e ka quajtur atë në njoftimin e saj për këtë aktivitet, Kisha “Zoja e Shkodres”, dha një faleminderim të thellë për Federatën PanShqiptare të Amerikës - Vatra, me Kryetar z. Elmi Berisha. Po ashtu autori gjatë fjalës së tij shpreu mirënjojen e thellë për familjen e tij , si dhe faleminderojë ligjeruesit për ligjeratat, dhe pjesëmarrësit, ndërsa tregojë në disa detaje edhe qëllimin e këtyre botimeve të tij shkencore e publicistike, për të cilat tha Prof. Gjon Fran Ivezaj, i janë referuar burimeve arkivore e dokumentare historike, të cilat ai i tha se i ka studiuar me imtësi për shumë kohë.
Ai tha se ndihem tejet i privilegjuar e krenar që e vlersuan suksesin e punës së tij, si studjues dhe hulumtues të përmbledhur në 10 libra rradhazi, “është krenari të arrijë ta prezantoj këtu para jush në këtë ambjent të shejtë ,fetarë e kombëtarë , si truni i dijes dhe porta e njëmijë botëve, ku janë depozituar punimet shkencore të diapazoneve të gjitha fushave studimore, fetare, historike e shkencore.
Ivezaj, duke folur për veprat e tij u shpreh sesi historian mbas hulumtimeve sistematike dhe të pandërprera shumëvjeçare, “jam munduar që në këto 10 veprat e botuara të shpreh motivet e pastra të hishtorisë së popullit tonë si dhe atdhedashurinë për cdo gjë që lidhët me truallin tonë të lashtë pellazgo-iliro-shqiptar gjatë shekujve dhe deri në ditët tona. “
Ngase dihet, se historia e popullit tonë të lashtë shqiptar, gjatë shekujve ka kaluar tallaze të mëdha luftrash të ndryshme në kohë dhe rrethana të ndryshme, për mbijetesë përballë synimeve grabiqare pushtuese, në të cilën, kanë lindur vazhdimisht burrat e shquar të kombit, që bënë emër shumë të mire, duke dhënë gjithçka të shtrenjtë për të mirën e Atdheut dhe ndër shekujt që vijnë ato vazhdimisht do të mbetën ndera dhe krenaria jonë e përhershme, tha Ivezaj.
Ai foli po ashtu edhe për atë që e quajti “qëllimi finał” duke thënë se me këto libra që sot janë në qarkullim, qëllimi im final dhe fisnik, ka qenë pikërisht zbardhja sa të jetë e mundur e të vërtetës, nen dritën e fakteve dhe dokumenteve historike të disa nga ngjarjeve dhe figurave dhe traditave të lashta kryesore të Malësisë sonë të shtrenjtë dhe të pjesëve të tjera të trojeve etnike shqiptare .
“Theksoj, se përmbatja e jetës dhe vepës konkrete të tyre, ka qenë dhe është sot një frymëzim dhe temë e perferuar e tyre, sepse aty është vijimsinë krenare të identitetit të pastër pellazgo-iliro-arbëror i popullit tonë, nder shekuj, gjurmët e civilizimit, të cilët, nisin mijëra vjet para epokës së lindjes së Krishtit,” tha ai.
Autori dhe familja Ivezaj, në përfundim të këtij promovimi shtroi një koktail për të gjithë pjesëmarrësit, në ambientet e Qëndres Nanë Tereza në Kishën “Zoja e Shkodres”.